VOTOJ PËR HERË TË PARË

Me arritjen e moshës madhore fiton të drejta dhe obligime të caktuara si qytetar i Republikës së Maqedonisë.

Përveç kësaj me mbushjen e 18 vjetëve, ti fiton edhe të drejtë zgjedhore.

Të drejtë të zgjedhish dhe të jesh i zgjedhur.
Zgjedhjet janë bazë e demokracisë.

Demokracia fillon dhe zbatohet përmes zgjedhjeve të lira, të rregullta dhe të drejta.
Zgjedhjet janë të rëndësishme sepse qytetarët ju ndajnë mandate përfaqësuesve të tyre që t’i përfaqësojnë interesat e tyre në organet përfaqësuese.

Duke filluar prej 1 shtatorit të vitit 2004, MOST-i filloi me realizimin e projektit “VOTOJ PËR HERË TË PARË”. Qëllimi i projektit është edukimi i maturantëve për të drejtat dhe obligimet e tyre si votues të ardhshëm, llojet e zgjedhjeve në Maqedoni, rëndësia për kontrollomin e të dhënave në Listën zgjedhore, si dhe rëndësia dhe roli i qytetarëve aktiv për përforcimin e proceseve demokratike.

Në çdo klasë të vitit të katërt (ose tretë përderisa ka të bëjë me shkallën e III të arsimimit) realizohet një punëtori, në një orë mësimi. Punëtoria është interaktive dhe të njëjtën e realizojnë në ekipë nga dy trajnues. Në fund të punëtorisë, secilit nxënës i distribuohen materialet vijuese: Doracaku VOTOJ PËR HERË TË PARË, LEKSIK i shprehjeve dhe termeve zgjedhore, afishe qëllimi i të cilave është parandalimi i votimit familjar dhe grupor, si dhe afishe që promovojnë internet faqet www.prvpatglasam.org.mk dhe www.izbirackispisok.gov.mk.

Кликни и провери се